Tenistja çeke, Sara Bejlek i është përgjigjur kritikave të shumta që ka marrë për përqafimin me të atin pas fitores në Open Grand Slam 2022 në Amerikë.

Ditën e djeshme, 28 gusht, u bë virale një video ku shfaqej Bejlek duke ndarë gëzimin me babain e saj. Ajo shtrëngoi dorën me kundërshtaren para se të shkonte tek babai i saj Jaroslav Bejlek dhe trajneri i saj Jakub Kahoun.  

Pasi 16-vjeçarja përqafoi të atin, shkëmbeu edhe puthje në buzë. Por një tjetër moment që është komentuar shumë janë duart e të atit dhe trajnerit në të pasmet e tenistes. Por tenistja ka zgjedhur t’i japë një përgjigje duke folur për iSport, ku tha:

“E pashë videon. Ishte reagim spontan. Mund të duket e papërshtatshme për shumë persona, por ne e kemi diskutuar këtë me ekipin. Kjo nuk do të ndodhë më. Babai im do të jetë babai im gjithmonë. Dhe e njoh trajnerin që në moshën 8-vjeçare. Nëse diçka e ngjashme ndodh në Ceki, askush nuk merret me të. Por meqë jemi në Amerikë, të gjithë komentojnë. Por sic e thashë, ne folëm dhe nuk do të ndodhë më”.