VIDEO/ Mposhti rivalen ruse në finale, tenistja ukrainase refuzon t'i japë dorën kundërshtares

VIDEO/ Mposhti rivalen ruse në finale, tenistja ukrainase refuzon t'i japë dorën kundërshtares

Marta Kostyuk

Tenistja ukrainase, Marta Kostyuk mundi rivalen ruse Varvara Gracheva në finalen e ATX Open në Teksas. Ylli i tenisit ukrainas fitoi 6-3, 7-5, për të fituar titullin e parë WTA në karrierë.

Pas pikës së fundit, Kostyuk refuzoi t'i jepte dorën rivales ruse. Gjithçka lidhet me agresionin rus mbi Ukrainë. 20-vjeçarja tha se e respekton kundërshtaren si njeri por vendosi këtë zgjedhje për shkak të situatës.

“Çdokujt që është në tribuna dhe çdokujt që po na shikon, posaçërisht në Ukrainë, dua të them: Slava Ukraina (Liri Ukrainës). Të jesh në pozicionin që jam tani është ekstremisht speciale ta fitosh këtë titull. Dua t’ia dedikoj këtë titull Ukrainës dhe të gjithë njerëzve që po luftojnë dhe që kanë vdekur deri tani", tha Kostyuk.

Sipas rregullave të WTA, sportistët rusë dhe bjellorusë lejohen të konkurrojnë në turne. Ashtu si në ngjarjet Grand Slam gjatë vitit të kaluar, flamujt e të dy vendeve nuk lejohen të shfaqen nga konkurrentët dhe tifozët.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur