Myrto Uzuni, sulmuesi i Granadas ka gjetur golin e gjashtë këtë sezon në La Liga. Beratasi nuk gaboi përballë portierit, duke kaluar të tijtë në avantazh për duelin e javës së 19-të në elitën spanjolle kundër Cadiz.
Duhej minuta e 22-të që 28-vjeccari i Kombëtares ta ndalte sferën në rrjetë. Më herët, pas tre minutave lojë Uzuni gaboi shënjestër, gjë që u përmirësua me kalimin e minutave.
Goli i kësaj të mërkure ishte i gjashti për Uzunin, që kërkon një ftesë nga Sylvinho për në Euro 2024. Epo, Uzuni e ka nisur me ‘të djathtën’ këtë vit kalendarik.