Me numrin 10 mbi shpinë, sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni është lideri i skuadrës spanjolle të Granadës, që këtë edicion do të militojë në La Liga 2.
Talenti beratas gjeti rrugën e rrjetës në testin miqësor të ditës së djeshme, teksa në minutën e 6-të arriti të kalonte në avantazh Granadën në duelin përballë Al Ëehda.
Kjo përballje zhvillohet ne stadiumin e Granadës, ndërkohë që skuadra nga Arabia Sauidite iu kundërpërgjigj golit të Uzunit, me Ighalon. Ish-sulmuesi i United gjeti baraspeshën në minutën e 21-të për rezuktatin final 1-1.