Myrto Uzuni ka shënuar golin e 20-të në Spanjë dhe kryeson listën e golashënuesve në La Liga 2. Granada e tij po fiton 0-2 në transfertë me Albacete për javën e 32-të në kampionat, teksa beratasi kaloi miqtë në minutën e 30-të në avantazh.
Një aksion i shpejtë nga e djathta bëri që 27-vjeçari t'i vidhte kohën mbrojtësit vendas dhe pas asistit të Sanchez e dërgoi topin në rrjetë. Në të 54 minutë Uzuni i ka kthyer asistin Sanchez, duke shënuar golin e dytë për Granadan.
Uzuni është sulmuesi më në formë i Kombëtares dhe goli i tij vjen pak ditë para (27 mars) se kuqezinjtë e Sylvinhos të luajnë me Poloninë në Varshavë për kualifikueset e Euro 2024. Duket se forma e mirë e Uzunit do bëjë që braziliani ta hedhë në fushë nga minuta e parë.