VIDEO/ Myrto Uzuni 'vallëzon' me topin, sulmuesi shënon golin e 4 në La Liga

VIDEO/ Myrto Uzuni 'vallëzon' me topin, sulmuesi shënon golin e 4 në La Liga

Myrto Uzuni pas golit

Granada humbi dje në mbrëmje 2-3 me Villarealin, sfidë kjo e vlefshme për javën e 11-të në La Liga. Për vendasit shënoi edhe Myrto Uzuni, që gjen golin e katërt në La Liga këtë sezon.

Ndeshja në "Los Carmenes" nisi 'malore' për Granadën, që pësoi tre gola brenda 10 minutave lojë. Në të 18 dhe 23' ishte Moreno dhe më pas Sorloth (28') që befasuan vendasit me golat e shpejtë për 0-3.

Granada do zgjohej dhe do shënonte me Sanchez në të 29 minutë dhe më pas me Uzunin në minutën e 34. Sulmuesi nga Berati kontrolloi bukur topin dhe me një "vallëzim" me finte shmangu mbrojtësin dhe lëshoi të majtën për ta ndalur sferën në rrjetë.

Edhe pse pjesa e dytë ishte e luftuar, skuadra e Uzunit nuk mundi të merrte një pikë në shtëpi. Villarreal me këtë sukses shkon në kuotën e 12 pikëve për vendin e 12-të, ndërsa me vetëm gjashtë pikë Granada mbetet në vendin e parafundit (19).

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?