Kjo video e denoncuar nga qytetarët përmes aplikacionit dixhital “Raporto mbeturinat” të Lëvizjes “Ta pastrojmë Shqipërinë”, tregon se si digjen mbeturinat në një vend grumbullimi në Rrugën “Harizaj” që të çon pranë plazhit të Spillesë.
Në këtë vend depozitohen mbeturinat e Komunave Gosë, Luz i Vogël, Lekaj e shumë komunave të tjera.
Banorët e zonës ankohen se përveç erës së keqe dhe gazrave që çlirohen nga djegia, prej vitesh shumë banorë të zonës, sidomos fëmijët, shfaqin probleme të ndryshme shëndetësore.
Kjo është një situatë e papranueshme në vitin 2015 dhe një njollë e zezë për imazhin e Shqipërisë në një Zonë Turistike.
#QytetaretRaportojne#QytetaretRaportojneKy është një raportim nga banorët e Spillesë.Ky është një vend grumbullimi mbeturinash, në "Rrugën Harizaj" që të çon në Plazhin e Spillesë. Ky është vend depozitimi i mbeturinave të Komunave Gosë, Luz i Vogël, Lekaj e shumë komunave të tjera. Pamjet flasin vetë, mbeturinat vazhdojnë të digjen. Banorët e zonës ankohen se përveç erës së keqe dhe gazrave që çlirohen nga djegia, prej vitesh shumë banorë të zonës, sidomos fëmijët, shfaqin probleme të ndryshme shëndetësore. Kjo është një situatë e papranueshme në vitin 2015 dhe një njollë e zezë për imazhin e Shqipërisë në një Zonë Turistike. A do të veprojë dikush për të mirën e këtij komuniteti dhe për për turizmin?!#RaportoMbeturina#BejeZerinTendTeDegjohet
Posted by Ta Pastrojmë Shqipërinë on Tuesday, June 2, 2015
Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)











