Napoli fitoi 0-2 me Sampdorian në "Luigi Ferraris" për javën e 17-të në Serie A. Miqtë nga jugu i Italisë nuk e vendosën në diskutim fitoren, me Politanon që gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 6-të. Në të 19 minutë Osimhen shënoi golin e parë për miqtë, teksa Rincon te vendasit mori karton të kuq në minutën e 39. Në pjesën e dytë ishte Elmas që nuk gaboi nga penalltia tetë minuta nga fundi, për të vulosur tri pikët. Napoli me këtë fitore shkon në kuotën e 44 pikëve duke kryesuar Serie A dhe ruajtur distancën me shtatë pikë nga Juventus ndjekës. Sampdoria vijon të vendin e 18-të me nëntë pikë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
  • Sondazhi i ditës: 15 Shtator, 12:58

    Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni?