
Napoli fitoi 1-2 me Atalantën në Bergamo. Sfida e javës së 13-të në Serie A u përmbys nga djemtë e Spallettit, që shkëputen me tetë pikë në krye të renditjes. Sfida e kundërshtarëve direkt foli për Napolin, që tregoi se këtë sezon janë pretendentë për titullin kampion. Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Lookman për vendasit në minutën e 19 nga penalltia, teksa Osimhen në të 23 minutë dhe Elmas në të 35 përmbysën ndeshjen duke bërë që Napoli të "arratiset" në krye të klasifikimit me 35 pikë.
Atalanta 1-2 Napoli (Lookman 19' / Osimhen 23', Elmas 35')
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Napoli përmbys Atalantën dhe vendos 'diktatin' në Serie A! Milan fitore e vuajtur kundër Spezia









