Serie A është në javën e 13-të. Këtë të shtunë Empoli fitoi 1-0 me Sassuolon, teksa Salernitana dhe Cremonese barazuan 2-2 në një ndeshje të luftuar. Atalanta humbi 1-2 në shtëpi me Napolin, ndërsa Milan fitoi 2-1 me vështirësi me Spezian.
Milan fitoi 2-1 me Spezian për javën e 13 në Serie A. Kuqezinjtë e Piolit e patën të vështirë, teksa golin e fitores e gjetën vetëm në minutën e 89 me Giroud, që doli me karton të kuq pasi hoqi fanellën dhe festoi si "i çmedur", duke pasur karton të verdhë më herët. Dueli u hap nga Theo Hernendez pas 21 minutave lojë, teksa Daniele Maldini për miqtë barazoi në të 59 minutë. Djali i drejtorit dhe legjendës kuqezi të Milan tentoi t'i vidhte festën skuadrës që e ka në pronësi, teksa francezi Giroud shënoi në fund një gol fantastik pas asistit të Tonalit. Me këtë fitore Milan shkon në vendin e dytë me 29 pikë, gjashtë më pak se Napoli kryesues. Spezia me 9 pikë mban vendin e 17-të.
Në "Carlo Castellani" Empoli fitoi 1-0 me Sassuolon. Goli i Baldanzi në minutën e 64 të ndeshjes rezultoi deçiziv, duke i dhënë tri pikë me peshë skuadrës së Zanettit. Nga minuta e parë për Empolin luajti Ismajli, teksa Nedim Bajrami u aktivizua për 16 minuta në fundin e ndeshjes, duke zëvendësuar pikërisht autorin e golit. Me këtë fitore Empoli shkon në vendin e 12 me 14 pikë, një pikë më pak se Sassuolo e vendit të 11-të.
Në stadiumin "Arechi" në Salerno, Salernitana dhe Cremonese barazuan 2-2. Ndeshja për vendasit u hap nga Piatek në minutën e tretë, ndërsa Okereke në të 12 barazoi për 1-1. Coulibaly në të 38 minutë dërgoi vendasit në avantazh, me Ciofani që barazoi në të 89 minutë. Nga 11 metra lojtari i Cremonese gaboi, ndërsa në topin e kthyer vulosi sfidën 2-2. Pas kësaj jave, Salernitana me 17 pikë qëndron e 10 në renditje, teksa Cremonese me gjashtë pikë në vendin e parafundit.
Napoli fitoi 1-2 me Atalantën në Bergamo. Sfida e javës së 13-të në Serie A u përmbys nga djemtë e Spallettit, që shkëputen me tetë pikë në krye të renditjes. Sfida e kundërshtarëve direkt foli për Napolin, që tregoi se këtë sezon janë pretendentë për titullin kampion. Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Lookman për vendasit në minutën e 19 nga penalltia, teksa Osimhen në të 23 minutë dhe Elmas në të 35 përmbysën ndeshjen duke bërë që Napoli të "arratiset" në krye të klasifikimit me 35 pikë.
Rezultatet:
Empoli 1-0 Sassuolo (Baldanzi 64')
Salernitana 2-2 Cremonese (Piatek 3', Coulibaly 38' / Okereke 12', Ciofani 89')
Atalanta 1-2 Napoli (Lookman 19' / Osimhen 23', Elmas 35')
Milan 2-1 Spezia (Theo 21, Giroud 89' / Maldini 59')
Renditja:
Milan fitoi 2-1 me Spezian për javën e 13 në Serie A. Kuqezinjtë e Piolit e patën të vështirë, teksa golin e fitores e gjetën vetëm në minutën e 89 me Giroud, që doli me karton të kuq pasi hoqi fanellën dhe festoi si "i çmedur", duke pasur karton të verdhë më herët.
Dueli u hap nga Theo Hernendez pas 21 minutave lojë, teksa Daniele Maldini për miqtë barazoi në të 59 minutë. Djali i drejtorit dhe legjendës kuqezi të Milan tentoi t'i vidhte festën skuadrës që e ka në pronësi, teksa francezi Giroud shënoi në fund një gol fantastik pas asistit të Tonalit. Me këtë fitore Milan shkon në vendin e dytë me 29 pikë, gjashtë më pak se Napoli kryesues. Spezia me 9 pikë mban vendin e 17-të.
Napoli fitoi 1-2 me Atalantën në Bergamo. Sfida e javës së 13-të në Serie A u përmbys nga djemtë e Spallettit, që shkëputen me tetë pikë në krye të renditjes. Sfida e kundërshtarëve direkt foli për Napolin, që tregoi se këtë sezon janë pretendentë për titullin kampion. Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Lookman për vendasit në minutën e 19 nga penalltia, teksa Osimhen në të 23 minutë dhe Elmas në të 35 përmbysën ndeshjen duke bërë që Napoli të "arratiset" në krye të klasifikimit me 35 pikë.
Atalanta 1-2 Napoli (Lookman 19' / Osimhen 23', Elmas 35')
Në "Carlo Castellani" Empoli fitoi 1-0 me Sassuolo. Goli i Baldanzi në minutën e 64 të ndeshjes rezultoi deçiziv, duke i dhënë tri pikë me peshë skuadrës së Zanettit që vinte pas dy humbjeve. Nga minuta e parë për Empolin luajti Ismajli, teksa Nedim Bajrami u aktivizua për 16 minuta në fundin e ndeshjes, duke zëvendësuar pikërisht autorin e golit. Me këtë fitore Empoli shkon në vendin e 12 me 14 pikë, një pikë më pak se Sassuolo e vendit të 11-të.
Empoli 1-0 Sassuolo (Baldanzi 64')