Nard Ndoka njihet për sensin e humorit dhe 'bëmat' që le pas e që bëhen objekt batutash në rrjete sociale.

Këtë herë deputeti Nard Ndoka teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Oktapod”, të Turjan Hyskës, është bërë pjesë e përrallës “Supernardi” dhe siç e kërkonin dhe rregullat e lojës, duhet të këndonte një këngë, më konkretisht, këngën e Luanës 'Tirana Lifestyle'.

Ndoka e ka marrë me sportivitet, ndërsa ka shkaktuar të qeshura edhe në publik.