Një incident i jashtëzakonshëm ka ndodhur gjatë ndeshjes së 1/8 të Ligës së Evropës ndërmjet Sevillas dhe Fenerbahces, zhvilluar dje në Spanjë. Policia spanjolle ka rrahur rëndë dhe me shkopinj në kokë një tifoz të klubit turk, ndonëse ai ishte i kthyer me kurriz nga policia.
Forcat e rendit kanë përdorur dhunën pa kriter kundër tifozëve miq, teksa një prej tyre shihet në pamje që është i gjakosur në kokë.
Takimi i zhvilluar në Sevillia përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të vendasve. Ndeshja e kthimit mes dy skuadrave do të zhvillohet më 16 mars në Stamboll.