PESHKOPI - Korabi fitoi sot 2-1 kundër Ilirisë së Fushë Krujës për raundin e 19-të në Kategorinë e Parë. Tre golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë, por xhiron e medieve po e bën protesta e portierit mik, Dashamir Xhika.
Në minutën e 70-të Korabi fitoi një 11 metërsh që u kundërshtua nga ekipi i Ilirisë. Protestat zgjatën për disa minuta, ndërsa paçka refuzimit portieri i Ilirisë u vendos në portë.
Marku goditi dhe shënoi, por portieri Xhika nuk lëvzi nga qendra e portës në shenjë proteste për vendimin e arbitrit. Pritet që Disiplina të marrë masa për këtë ngjarje në fushën e lojës.
Komente









