SKOCI - Pas shumë javësh jashtë ekipit ose në stol, Nedim Bajrami u rikthye dje titullar dhe gjeti rrugën e rrjetës, duke u shpallur futbollisti më i mirë për Rangers në barazimin 2-2 në fushën e Dundee United.
Për raundin e 15-të të Premiership, dy skuadrat dhuruan një barazim emocional. Ishte Dundee që kaloi në epërsi pas 11 minutave lojë me Sapsford, para se Meghoma të vendoste ekuilibrat.
Në pjesën e dytë Fatah riktheu epërsinë te vendasit, ndërsa u desh minuta e fundit që Nedim Bajrami të barazonte gjithçka. Nga 11 metra, fantazisti i Kombëtares nuk gaboi dhe i dha një pikë ekipit të tij në një fushë shumë të vështirë.
Ky ishte goli i parë i këtij sezoni për Bajramin, që në rikthimin si titullar u shpall "Njeriu i Ndeshjes" sipas 'Flashscore' me notën 8,9.
Komente






