VIDEO/ Neymar rikthehet te Santos pas 12 vitesh, sulmuesi luan një pjesë loje dhe shpallet 'Njeriu i Ndeshjes'

VIDEO/ Neymar rikthehet te Santos pas 12 vitesh, sulmuesi luan një pjesë loje dhe shpallet 'Njeriu i Ndeshjes'

Neymar

Neymar u rikthye pas 12 vitesh te Santos dhe luajti një pjesë loje në barazimin 1-1 të ekipit të tij në kampionatin brazilian. Sulmuesi që ka shumë muaj pa aktivitet për shkak të një lëndimi zhvilloi pjesën e dytë kundër Botafogos, duke bërë një paraqitje të mirë dhe menjëherë u shpall "Njeriu i Ndeshjes".

“Unë e dua Santosin. Nuk kam fjalë për të përshkruar atë që ndjeva kur dola sërish në këtë fushë”, ka thënë Neymar pas ndeshjes.

Edhe pse nuk është ende në gjendjen maksimale fizike, Neymar shprehu optimizëm për rikuperimin e tij, duke thënë se do të duheshin edhe disa ndeshje për t’u rikthyer në gjendje të plotë.

Neymar, 33 vjeç, nënshkroi një marrëveshje gjashtë mujore me Santos më 31 janar, me shpresën për ta zgjatur atë deri në Kupën e Botës 2026.

Pavarësisht dëmtimit të tij, Al-Hilal fitoi titullin e Superligës në Arabinë Saudite dhe raportet për rikthimin e Neymar në Santos u rritën pasi ai u la jashtë nga skuadra saudite për gjysmën e dytë të sezonit për shkak të dëmtimit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 10:18

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

‘Tradhtarë, mosmirënjohës’ / Rama nga Njësia 2 tregon të pathënat kur kandidoi për herë të parë në parti: Mora vetëm 40 vota, dy vite isha ‘black out’

‘Tradhtarë, mosmirënjohës’ / Rama nga Njësia 2 tregon të pathënat kur kandidoi për herë të parë në parti: Mora vetëm 40 vota, dy vite isha ‘black out’