Në vitin 2012, Sali Berisha shfaqej i qeshur para publikut, duke thënë se synonte të qëndronte në pushtet për 35 vjet. Kur e akuzonin se po përgatitej t’ia linte pushtetin të bijës, Argitës, ai i qetësonte skeptikët: “Argita do jetë 72 vjeç kur të largohem unë nga politika. A mund të bindë njeri ajo në moshën 72-vjeçare?!"

Historia bëri shaka më të madhe se vetë Berisha. Sot, në vitin 2025, Berisha është 81 vjeç, në opozitë, dhe i bindur se është alternativa që duhet ta besojë i gjithë populli.

Një mësim i thjeshtë: kujdes kur tallesh me vitet, se vitet të tallin më bukur se çdo kundërshtar politik./ Tema

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?