Arabia Saudite - Cristiano Ronaldo nuk njeh moshë. Të shtunën 41-vjeçari portugez ia ka dalë të shënojë golin e 962-të në karrierë, duke hapur serinë e realizimeve në fitoren 0-2 të Al Nassr kundër Al Fetah, sfidë e vlefshme për raundin e 22-të në kampionatin e Arabisë Saudite.
Gjithçka u zhbllokua nga Ronaldo në minutën e 18-të, kur përfitoi nga një pasim final i Sadio Mane dhe e ndali topin në rrjetë. Ky realizim ishte i 24-ti për të gjatë këtij sezoni, në 28 ndeshje të luajtura. Veç golave CR7 ka dhënë edhe tre asistime.
Për dy takime Ronaldo nuk u bashkua me ekipin në stërvitje dhe ndeshje, teksa protestoi për mënyrën sesi Fondi i Sportit në Arabinë Saudite, që menaxhon disa nga klubet më të mira të këtij vendi, nuk i ofroi Al Nassr asnjë futbollist të rëndësishëm në merkaton e janarit, për të bërë që 'të verdhët' të rivalizonin me Al Hilal për titullin kampion.
Komente






