Cristiano Ronaldo duket larg Manchester United. Klubi nga "Old Trafford" ka marrë hapin e parë këtë pasdite, duke larguar nga fasada e stadiumit një poster të madh të sulmuesit. Pas intervistës së CR7 në të cilën akuzonte trajnerin ten Hag dhe drejtues të lartë të klubit për mosrespekt ndaj tij, kundërpërgjigjia ka qenë e menjëhershme.
Duket se "divorci" mes palëve duket i pashmangshëm, teksa trajneri i United i ka kërkuar klubit që pas Kupës së Botës lojtari mos jetë më nën urdhërat e tij. Duke pritur merkaton e janarit, United ka vendosur ta bëjë "non grata" lojtarin, që nga idhull i drejtuesve është kthyer në një problem.