Një gol i Dimarco i dha fitoren Interit në Derbin e Italisë me Juventusin, teksa zikaltërit marrin biletën e parë për në finalen e Kupës së Italisë që luhet në 24 maj. Gjysmëfinalja e kthimit në Kupë u vendos në minutën e 15-të, me Barellan që gjeti të lirë Dimarcon, me këtë të fundit që mposhti me finesë Perin.
Vendosje e pafalshme në mbrojtje për Juventusin, që u shpërbë në qendër, duke pësuar një gol që në fund i eliminoi nga Kupa. Megjithëse "Zonja" rriti presionin në pjesën e dytë, Interi diti të mbrojë golin që i jep të drejtën të jetë në finalen e "Olimpicos".
Me ndeshjen e parë që përfundoi 1-1 në Torino dhe me rezultatin e përgjithshëm 2-1, Interi kalon një nga rivalët historik në "Giuseppe Meazza". Tanimë skuadra e Inzaghit pret nesër ndeshjen mes Cremonese - Fiorentina (0-2), për të mësuar skuadrën finaliste të Kupës.