Në "Geodis Park" në Nashville, modestët e Auckland City barazuan 1-1 kundër Boca Juniors. Pasi kishin pësuar 16 gola në dy ndeshjet e para, skuadra nga Zelanda e Re befasoi jo pak një ekip si Boca Juniors. Për Auckland në fushë për 54 minuta luajti Regont Murati. Argjentinasit e Boca kaluan kaluan në epërsi pas autogolit të Gaurrou në minutën e 26-të, teksa Gray barazoi në minutën e 52-të. Boca me dy pikë është jashtë Kupës së Botës për Klube, duke mos marrë asnjë fitore. Auckland me 1 pikë ndodhet në vendin e fundit.

S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Dhjetor 2025, 14:09

    Si ka qenë 2025-a për ju?