PAMJET/ Notari shpëton delfinin, ishte bllokuar në brigjet e Barit! Pamjet bëhen virale në rrjet

Itali- Lidhja e njerëzve me kafshët është e pandashme. Ky është momenti kur një pushues-notar shpëton një delfin që ishte bllokuar mes shkëmbinjve, në një brez bregu midis Cozze dhe Mola di Bari, siç tregon videoja që u bë shumë shpejt virale në rrjet.

Notari nga Bari ndërhyri menjëherë dhe nuk u mendua dy herë, ndërsa pa kafshën në vështirësi. U ul në breg dhe me butësi u përpoq të çlironte delfinin e bllokuar, shkruan “La Repubblica”. Ai ngadalë e drejtoi drejt një zone më të thellë dhe më pas e lëshoi në det ​të hapur, ndërsa personat që panë skenën e duartrokitën.

“Duhet theksuar - shpjegon Pasquale Salvemini, zëdhënës i qendrës së rikuperimit të WWF në Molfetta - se ato nuk janë thjesht një kafshë, ato janë shumë, shumë të ndjeshme dhe delikate. Më së miri do të ishte t'i lini aty ku janë dhe të thërrisni personel të specializuar”.

Ndërkohë, në orët e fundit, në brigjet e Barit janë gjetur dy delfinë të tjerë, këtë herë pa jetë: një balenë me sqep në Monopoli (një cetace e familjes Zifidae) dhe një delfin në Bisceglie, i ngjashëm në pamje me atë të videos, me përmasa 2.5 metra.

A.Q/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie