Nga banda e ‘Diabolikut’ te prangat në Dubai, merr fund arratia për ‘mbretin e narkotikëve’, Dorian Petoku! Si u arratis nga qendra e rehabilitimit në Itali

Nga banda e ‘Diabolikut’ te prangat në Dubai, merr fund arratia për ‘mbretin e narkotikëve’, Dorian Petoku! Si u arratis nga qendra e rehabilitimit në Itali

Dorian Petoku

DUBAI- Ka marrë fund arratia për "mbretin e narkotikëve", shqiptarin Dorian Petoku. 35-vjeçari është vënë në pranga në Dubai, pas një bashkëpunimi të Guardia di Finanza dhe policisë së Emirateve. Petoku është një nga emrat e famshëm të klaneve mafioze shqiptare. Ai u bë edhe më i famshëm kur në dhjetor të 2023 arriti të arratisej nga qendra e rehabilitimit në Nola (Napoli). Ai u vendos aty në vitin 2022, duke iu shmangur burgut, pasi kishte marrë certifikata mjekësore shumë të dyshimta që vërtetonin varësinë e tij ndaj drogës, pavarësisht se Prokuroria e Romës ishte kundër.

Pikërisht aty ai theu byzylykun elektronik dhe iku për t'i shpëtuar dënimit me 12 vjet për trafik ndërkombëtar droge. Një arratisje e guximshme dhe e dyshimtë që e bëri atë të udhëtonte nëpër botë derisa u strehua në Dubai, një parajsë për shumë të arratisur të pasur, që së fundmi ka bashkëpunuar me Italinë duke dëbuar disa kriminelë nga ‘pallatet e saj të arta’.

Petoku është një nga emrat e famshëm të klaneve mafioze shqiptare. Ai njihet edhe si mik i Fabrizio Piscitelli , 'Diabolik' i Curva Nord Lazio i vrarë me armë zjarri më 7 gusht 2019. I rritur në Lezhë të Shqipërisë, Petoku, 35 vjeç, filloi të fitonte përvojë në botën e armëve, drogës dhe trafikimit të qenieve njerëzore përpara se të zbarkonte në Romë.

Në Ponte Milvio, aty iu bashkua radhëve të bandës së frikshme kriminale shqiptare, drejtuesi i së cilës ishte "Diaboliku", Fabrizio Piscitelli. Petoku, me Diabolikun në krye, qëndron krah bashkatdhetarëve të tyre Elvis Demçe, Kolaj Orial, Bardhi Petrit, Yuri Shelever dhe kushëriri Arben Zogu. Dhe kështu me kalimin e viteve Petoku fitoi gjithnjë e më shumë rëndësi në botën e krimit të kryeqytetit italian. 

Më 13 dhjetor 2017 në restorantin "L'Oliveto" në Grottaferrata Petoku është ulur pranë Diabolik ndërsa ky i fundit negocion paktin mafioz në Ostia mes dy grupeve rivale në konflikt, Spadas kundër Espositos. Të kesh një rol ndërmjetësues, në një konflikt kaq të fuqishëm mafioz në një vend si Ostia, do të thotë vetëm një gjë: të kesh arritur majën e krimit. Pas vrasjes së Diabolikut në vitin 2019, Petoku, ‘jetim’ i kumbarit të tij, nuk dorëzohet. Në të vërtetë, ai e zgjeron aktivitetin e tij kriminal në Romë së bashku me kushëririn e tij Zogun, një tjetër mafioz i madh i botës së krimit.

Por e gjithë kjo nuk mjafton për të kuptuar kalibrin kriminal që ka arritur shqiptari tridhjetë e pesë vjeçar. Për të kuptuar lartësitë që ai arriti, La Repubblica shkruan se Petoku ishte i përfshirë në importimin e sasisë më të madhe të kokainës të organizuar ndonjëherë në Romë në bashkëpunim me Casamonicas. Shtatë tonë kokainë në një avion që duhej të ulej në Ciampino nga Amerika e Jugut, ata duhej të fshihnin një pjesë të drogës në çantat e një ekipi futbolli të të rinjve larg në Itali.

Ka edhe më shumë, sepse, Petoku, përveçse dinte të sillej me kartelet më të fuqishme kolumbiane, kishte mësuar metoda, ashtu si bashkatdhetari dhe miku i tij Elvis Demce, për të mos përfunduar pas hekurave. Të dy kishin ndjekur shembullin e shefit të Kamorrës romake, Michele Senese, duke arritur që të siguronin të gjitha llojet e certifikatave, si ato për varësinë nga droga, në mënyrë të tillë që të mos përfundonin në qeli.

Arratisja e Petokut në vitin 2023 ishte e lidhur me zbulimet e të penduarit Fabrizio Capogna, i cili filloi të bashkëpunonte me prokurorët romakë duke zbuluar detaje vendimtare mbi strukturën kriminale. Ai grup mafioz, shtyllë e së cilës ishte Petoku, tani po shkatërrohet. Kapja e tij shënon një goditje të re të fuqishme kundër krimit të organizuar në qytet.

Autoritetet italiane nuk e kishin pushuar asnjëherë ‘gjuetinë’ për kapjen e tij. Përpjekjet e përbashkëta të Gico-s të njësisë së policisë financiare të Policisë Ekonomike dhe Financiare të Romës dhe të prokurorëve të DDA Edoardo De Santis, Giovanni Musarò, Mario Palazzi dhe Francesco Cascini çuan në arrestimin e tij.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë