Cikloni Debbie,  i cili është cilësuar si cikloni më i fuqishëm i këtyre gjashtë viteve të fundit, pritet të godasë gjatë mesditës së nesërme disa prej ishujve turistik të Kandasë.
 
Ndërkohë që mijëra njerëz janë evakuuar nga ishujt, është publikuar edhe videoja e parë e cila tregon nga hapësira, fillimin  e formimit të tij.
 
Videoja është realizuar nga Stacioni Ndërkombëtarë të Hapësirës dhe tregon se si Cikloni është duke u krijuar në brigjet veriore të Queensland.