Jo vetëm Vlora, por edhe Fieri është i përmbytur nga reshjet e shumta të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati. Report Tv ka raportuar sot gjatë gjithë ditës për bllokimet e familjeve dhe situatën e rëndë.
/Shqiptarja.com
Në fshatrat Qarr dhe Ferraj vijon që të jetë situatë e rëndë, ndërsa mbi 100 familje janë të bllokuara nga përmbytjet. Banorët kanë kërkuar ndihmë disa herë përmes Report Tv.
Në orët në vazhdim pritet një qetësim i situatës, por në mëngjes do të ketë një shtrëngatë të fortë, por në gatishmëri janë Forcat e Armatosura dhe institucionet e tjera.
Megjithatë edhe pse kanë ndërhyrë në një pjesë të madhe të territorit sërish ka fshatra që janë bllokuar në Jug.









