TIRANË - A1 Report ka mundur të sigurojë edhe videon që ka çuar në arrestimin e 5 të rinjve që kishin grabitur dy herë në vilën e një taksisti në qendër të kryeqytetit ku i kishin marrë shumën prej 90 mijë euro.
Në video dallohen tre të rinjtë Elton M., 21 vjeç, Derlon M., 18 vjeç dhe Kristi N., 18 vjeç, që me ndihmën e të dashurës së njërit prej tyre, kanë vjedhur dy herë brenda dy muajve të fundit vilën e një biznesmeni në periferi të Tiranës.
Sipas hetuesve, herën e parë të rinjtë kanë vjedhur pa shkaktuar dëme 15 mijë euro, ndërsa herën e dytë 75 mijë euro. Ata i kishin fshehur paratë në shtëpinë e 21-vjeçarit Elton.M., nga Tirana.
E dashura e njërit prej grabitësve ishte kushërira e pastrueses dhe shkonte në këtë vilë herë pas here për ta ndihmuar dhe kjo siç duket i ka dhënë asaj mundësi që ta njoh më mirë shtëpinë.
Arrestimi i tre të rinjve ka ardhur pas identifikimit të njërit prej tyre nga një oficer policie i cili njihte njërin prej tyre.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO