VIDEO/ Pandeli Majko shtyn gazetaren shtatzënë para hyrjes në Parlament, Tabaku-Zhupa: Të merren masa! Majko kërkon falje në salle

Një nga momentet pikante që është kthyer në “kalë beteje” në Parlament ditën e sotme (12 Shtator), ka qenë një moment para nisjes së seancës dhe që ka për protagonist ish-kryeministrin Pandeli Majko.

Teksa hynte në godinë i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, deputeti pyetej me insistim nga gazetarët e televizioneve me mikrofona në dorë, se a ndihej i rrezikuar me ndryshimet që kishte bërë Rama për listat e hapura dhe të mbyllura për t’u rizgjedhur ligjvënës.

Majko nuk u është përgjigjur dhe gazetaret kanë këmbëngulur, derisa në një moment ai shtyn me dorë mikrofonat dhe duart e tyre. Mes gazetareve ishte edhe Eksiola Shehu, e cila është edhe shtatzënë (pamje të videos nga Shqiptarja.com dhe Report TV).

Ky incident u përdor nga opozita sot në Parlament gjatë interpelancës së kryeministrit Edi Rama për mbetjet toksike. Fillimisht ishte deputetja Jorida Tabaku që e denoncoi publikisht deputetin Majko për sjelljen e pahijshme dhe të dhunshme të sulmit ndaj gazetareve.

Ajo kujtoi se “gazetarja ishte shtatzënë”, duke kërkuar nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali dhe deputetët që “të merren masa disiplinore dhe të reagohet”.

Denoncimi i Tabakut është përforcuar nga deputetja tjetër e PD, Ina Zhupa, e cila në cilësinë e kryetares së Komisionit të Medias, denoncoi mazhorancën për rastet e përsëritura të dhunës verbale dhe fizike ndaj gazetarëve.

Ajo i përmendi edhe emrin gazetares Shehu që ra pre e veprimit të nxituar të Majkos, teksa kërkoi nga Spiropali që të “sillet në parlament dhe të votohet menjëherë projektrezoluta që mbron gazetarët dhe veçanërisht gratë gazetare”.

“Të sillet rezoluta për mbrojtjen e grave ndaj dhunës dhe gazetarëve. Dhe ju si kryetare Kuvendi ta sillni dhe ta votojmë. Dhe mos bëhet standard për akte të përsëritura dhune”, tha ajo.   

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:21
VIDEO/ Pandeli Majko kërkon falje: Ndjesë për shtyrjen e mikrofonave, ndjesë në veçanti gazetares shtatzënë

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka reflektuar pas incidentit të mëngjesit në ambientet jashtë parlamentit, ku nuk pranoi t’i përgjigjej gazetarëve, duke i shtyrë mikrofonin.

Në seancën parlamentare Majko mori fjalën për të kërkuar falje, ndërsa theksoi se ndjen në veçanti i kërkoi gazetares që ishte shtatzënë.

"Dëshiroj të shpjegoj se e vlerësova që të kërkoj një ndjesë karshi gazetarëve për shtyrjen e mikrofonave sot në mëngjes. Ndjesën më të veçante ja kërkoj gazetares që ka qenë shtatzënë", tha ai.

A.Q/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • visi: 12/09/2024 11:57

    E çfar shtyrje është kjo,kur flasin këto plera që kanë vrarë e rrahur gazetarët....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    SPAK merr të pandehur Berishën për korrupsion pasiv, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

E kërkon personalisht Perez, Real Madrid 'pazar' te Milani

E kërkon personalisht Perez, Real Madrid 'pazar' te Milani