Fortaleza fitoi 3-1 me Coritiba në elitën e futbollit brazilian. Në fillimin e sfidës, pikërisht në minutën e 13 ka ndodhur një ngjarje jo e këndshme që futi në panik stafet dhe tifozët.  

Futbollisti i Fortaleza, Lucas Sasa është rrëzuar në fushë. Lojtari nuk u ndje mirë dhe u shemb në fushë, teksa ndërhyrja ka qenë e menjëhershme. Stafet mjekësore u futën në fushë dhe i dhanë ndihmën e parë 32 vjeçarit brazilian, teksa ambulanca e dërgoi në spital. Klubi i Fortaleza në një komunikim pas ndeshjes shpjegoi se futbollisti është në gjendje të mirë dhe jashtë rrezikut. "Lojtari s'u ndje mirë dhe u dërgua në spital i shoqëruar nga mjeku i ekipit", tregoi Fortaleza.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?