Në "Niko Dovana", Erzeni barazoi 1-1 me Bylis. Sfida nisi e luftuar për dy skuadrat, teksa Muçollari në minutën e 33 shënoi një gol të bukur në zhvillimet e një këndoreje. Në pjesën e dytë shijakasit shtynë përpara dhe gjetën golin e barazimit me Sadikin në minutën e 83. Pas javës së 15-të Erzeni me 22 pikë qëndron në vendin e katërt, ndërsa Bylis me 16 pikë mban vendin e tetë.

Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
  • Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50

    Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?