VIDEO/ Egnatia fiton me Kastriotin në transfertë, dhurata nga krutanët! Bylis ndal Erzenin në 'Niko Dovana', Vllaznia poker Teutës

Superliga shqiptare zhvilloi këtë të enjte tre ndeshjet e fundit për javën e 15-të dhe të fundit për këtë vit kalendarik. Në stadiumin e Kamzës, Egnatia fitoi 2-3 me Kastriotin në transfertë. Në duelin tjetër të zhvilluar në "Niko Dovana" të Durrësit, Erzeni barazoi 1-1 me Bylisin. Në orën 15:45 në "Loro Boriçi" të Shkodrës Vllaznia fitoi 4-0 me Teutën. 

Në stadiumin e Kamzës, Kastrioti vendas humbi 2-3 me Egnatian, me skuadrën krutane që pësoi gola të lehtë kjo edhe për gabimet e mbrojtjes. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 32 të ndeshjes. Ishte kapiteni Jackson që në minutën e 32 kaloi në avantazh miqtë pas një penalltie. Vetëm pesë minuta zgjati avantazhi i rrogozhinasve, me Santiago Selmanin që barazoi në minutën e 37. Në fundin e pjesës së parë Egnatia mbeti me 10 lojtarë pas të kuqit të Agbekpornu.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe tre gola të tjerë. Edon Hasani në minutën e 58 realizoi me një perlë nga jashtë zone për avantazhin e Kastriotit. Nga momenti i avantazhit të krutanëve, në harkun e tetë minutave Egnatia përmbysi ndeshjen në 2-3. Fernando në minutën e 61 dhe Delarge në të 66 vulosën sfidën që më shumë u duk si një miqësore. Pas javës së 15-të Egnatia me 24 pikë qëndron në vendin e tretë, ndërsa Kastrioti me 18 pikë mban vendin e shtatë.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në "Niko Dovana", Erzeni barazoi 1-1 me Bylis. Sfida nisi e luftuar për dy skuadrat, teksa Muçollari në minutën e 33 shënoi një gol të bukur në zhvillimet e një këndoreje. Në pjesën e dytë shijakasit shtynë përpara dhe gjetën golin e barazimit me Sadikin në minutën e 83. Pas javës së 15-të Erzeni me 22 pikë qëndron në vendin e katërt, ndërsa Bylis me 16 pikë mban vendin e tetë.

Vllaznia rikthehet te fitorja pas tre ndeshjeve dhe mund 4-0 Teutën në "Loro Boriçi". Për javën e 15-të të Superligës, shkodranët iu falën golave të Hakaj në minutën e 20 dhe penalltive të kthyera në gol nga Kaina dhe Ardit Hoxhaj. Braziliani shënoi edhe në minutën e fundit për pokerin shkodran.

Dueli nisi më mirë për Vllazninë, me Hakaj që shënoi në minutën e 20-të. Një hutim i mbrojtjes durrsake bëri që mbojtësi të mposhtte Qirkon. Pjesa e parë do dhuronte edhe golin e dytë me Kaina në minutën e 37. Penallti perfekte nga braziliani. Pjesa e dytë u zhvillua me të njëjtën melodi, teksa Ardit Hoxhaj shënoi me penallti në minutën e 73. Në të 78 minutë Teuta mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq nga Kotobelli. Mbrojtësi i Teutës ndërhyu keq kundër Alivodës në mesin e fushës. Në minutën e 90 Kaina gjeti edhe golin e dytë personal dhe të katërtin e ndeshjes, teksa ka shënuar tre herë këtë sezon. Pas javës së 15-të Vllaznia me 22 pikë qëndron në vendin e pestë, ndërsa Teuta me 14 pikë në vendin e fundit. Pas dy fitoreve me Martinin, Teuta humb shkëlqimin dhe merr një humbje në Shkodër.

Për këtë vit kalendarik kryeson Partizani me 29 pikë, katër më shumë se Tirana ndjekëse. Egnatia renditet e treta dhe Erzeni në vendin e katërt. Në fundin e tabelës Bylis, Kukësi dhe Teuta. Kujtojmë se Superliga shqiptare e futbollit rikthehet në 14 janar 2023 me ndeshjet e javës së 16-të.

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:42
VIDEO/ Vllaznia 'merr shkëlqimin' e Teutës dhe rikthehet te fitorja, poker në 'Loro Boriçi'! Durrsakët në fundin e renditjes

Vllaznia rikthehet te fitorja pas tre ndeshjeve dhe mund 4-0 Teutën në "Loro Boriçi". Për javën e 15-të të Superligës, shkodranët iu falën golave të Hakaj në minutën e 20 dhe penalltive të kthyera në gol nga Kaina dhe Ardit Hoxhaj. Braziliani shënoi edhe në minutën e fundit për pokerin shkodran.

Dueli nisi më mirë për Vllazninë, me Hakaj që shënoi në minutën e 20-të. Një hutim i mbrojtjes durrsake bëri që mbojtësi të mposhtte Qirkon. Pjesa e parë do dhuronte edhe golin e dytë me Kaina në minutën e 37. Penallti perfekte nga braziliani. Pjesa e dytë u zhvillua me të njëjtën melodi, teksa Ardit Hoxhaj shënoi me penallti në minutën e 73. Në të 78 minutë Teuta mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq nga Kotobelli. Mbrojtësi i Teutës ndërhyu keq kundër Alivodës në mesin e fushës. Në minutën e 90 Kaina gjeti edhe golin e dytë personal dhe të katërtin e ndeshjes, teksa ka shënuar tre herë këtë sezon.

Pas javës së 15-të Vllaznia me 22 pikë qëndron në vendin e pestë, ndërsa Teuta me 14 pikë në vendin e fundit. Pas dy fitoreve me Martinin, Teuta humb shkëlqimin dhe merr një humbje në Shkodër.

Golat e ndeshjes:

Ora 15:20
VIDEO/ Paqe dhe 2 gola në Durrës, Erzeni me Bylisin ndajnë pikët

Në "Niko Dovana", Erzeni barazoi 1-1 me Bylis. Sfida nisi e luftuar për dy skuadrat, teksa Muçollari në minutën e 33 shënoi një gol të bukur në zhvillimet e një këndoreje. Në pjesën e dytë shijakasit shtynë përpara dhe gjetën golin e barazimit me Sadikin në minutën e 83. Pas javës së 15-të Erzeni me 22 pikë qëndron në vendin e katërt, ndërsa Bylis me 16 pikë mban vendin e tetë.

Ora 15:15
VIDEO/ Kastrioti bën dhuratat e Krishtlindjes, Egnatia mposht krutanët në transfertë! Pesë gola në stadiumin e Kamzës

Në stadiumin e Kamzës, Kastrioti vendas humbi 2-3 me Egnatian, me skuadrën krutane që pësoi gola të lehtë kjo edhe për gabimet e mbrojtjes. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 32 të ndeshjes. Ishte kapiteni Jackson që në minutën e 32 kaloi në avantazh miqtë pas një penalltie. Vetëm pesë minuta zgjati avantazhi i rrogozhinasve, me Santiago Selmanin që barazoi në minutën e 37. Në fundin e pjesës së parë Egnatia mbeti me 10 lojtarë pas të kuqit të Agbekpornu.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe tre gola të tjerë. Edon Hasani në minutën e 58 realizoi me një perlë nga jashtë zone për avantazhin e Kastriotit. Nga momenti i avantazhit të krutanëve, në harkun e tetë minutave Egnatia përmbysi ndeshjen në 2-3. Fernando në minutën e 61 dhe Delarge në të 66 vulosën sfidën që më shumë u duk si një miqësore. Pas javës së 15-të Egnatia me 24 pikë qëndron në vendin e tretë, ndërsa Kastrioti me 18 pikë mban vendin e shtatë.

Golat e ndeshjes:

S.DH/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ ​ Zjarr në një banesë në Lazarat

VIDEO/ ​ Zjarr në një banesë në Lazarat