Supersfida e javës së 9 në “Premier League” e zhvilluar në Londër mes Chelsea-s dhe Manchester United ka përfunduar me shifrat 2-2. Një takim spektakolar, që u zhbllokua në minutën e 21-t me Rudiger, i cili nuk fali nga brenda zonës pas një goditje këndi. Gëzojnë blutë e Sarri-t, që pjesën e parë do ta mbyllnin në avantazh. Në fraksionin e dytë të lojës “djajtë” e Jose Mourinho do të hynin me një marsh tjetër në lojë dhe do të arrinin të përmbysnin rezultatin.
Komento