Mediat shqiptare në Serbi raportojnë se sot rreth ores 14:30 Serbia sapo ka “promovuar” mbi vendabnimet shiptare ne Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë aeroplanët luftarakë të llojit MIG -35, të cilat mendohet se iu dhuruan disa ditë më parë nga Bjellorusia.

Duke se me dërgimin e avionëve luftarakë në kufi me Kosovën, Serbia po tregon dhembët pas arrestimit të Marko Gjuriçit, dy ditë më parë në Mitrovicë.

Deri tani nuk ka ende një reagim zyrtar nga komuna shqiptare e Preshevës, edhe pse raportohet se avionët në fjalë kanë shkaktuar mjaft panik në zonë. 
 

Video/Pamje e fluturimit të avionit luftarak serb në kuotë të ulët mbi Preshevë

Avionët luftarakë serbë mbi Preshevë

Për fluturimin e avionëve luftarakë të Republikës së Serbisë mbi hapsirën e Komunës së Preshevës ka reaguar me mjaft idninjatë kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi.

Postmi i kryetarit Arifi në Facebook:

Sot rreth orës 14.00 qytetarët e Komunës së Preshevës janë shqetësuar nga fluturimi në distancë të ulët të avionëve ushtarak të Republikës së Serbisë.
Me indinjatë të thellë konstatojmë se veprimet e tilla shtojnë pasigurinë dhe ankthin tek shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ftoj institucionet përkatëse qendrore të mos keqpërdorin hapësirat e Komunës sonë për demonstrimin e forcave si reagim i ngjarjeve politike të shënuara ditë më parë.

Gjithashtu siguroj qytetarët e Komunës së Preshevës se kemi mbështetjen dhe besimin e plotë të miqve tanë ndërkombëtarë dhe ftoj që ti përmbahemi provokimeve eventuale dhe aktiviteteve spontane.

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi