VIDEO/ PD përforcon çadrën me
"Ujkun e Cërrikut", ora e së vërtetës?

VIDEO/ PD përforcon çadrën me<br />
E ndërsa protesta e PD ka hyrë në ditën e 70, opozita ka marrë përforcime të reja për të 'frikësuar' qeverinë.
 
Personazhi i fundit “me peshë” që i është bashkuar çadrës së opozitës është “Ujku i Cërrikut”.
 
Ai është kapur nga kamerat e Report Tv në ambientet e çadrës gjatë fjalimit të Lulzim Bashës, ndërsa u është bashkuar thirrjeve të protestuesve për largimin e Ramës nga pushteti.
 
Por a ka lidhje momenti i së vërtetës që deklaroi Basha sot me praninë e “Ujkut të Cërrikut” në çadër?

"Ora e përballjes po afron, shqiptarët po bashkohen nga ora në orë dhe ora e fitores po afron. Ja pra ora e së vërtetës është ulur këmbëkryq në këtë shesh" u shpreh Basha.
 
“Ujku i Cërrikut” vetëm për protestën kishte vendosur të lyej kokën me blu, ndërsa ka bërë tatu në flokë me logon "PD" me ngjyrën simbol.
 
Ai është një personazh i njohur në rrjetet sociale për ulërimën e tij si ujk nga ku ka marre edhe nofkën, ndërsa ka fituar vëmendje edhe në çadër kohët e fundit. 

[gallery]22019[/gallery]

Ai njihet nga të gjithë me nofën “ujku i Cerrikut”, i cili u bë i “famshëm” në disa dalje në media.

Të njohur e bëri Arian Çani duke e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë’ nga ku “Ujku i Cërrikut’ jepte mesazhe 'befasuese'.

“Ujku” shfaqte talentin e tij teksa sulmonte personazhet e tjerë në emisionin e Arian Çanit.

ujku i cerrikut

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës