Me shumë mundësi tifozët e futbollit janë ndeshur me emrin e Adrianos (Adriano Leite Ribeiro), me nofkën ‘Perandori’ që shkëlqeu me Interin dhe Brazilin, duke u bërë makthi i shumë mbrojtësve në Evropë.
Ish-sulmuesi i famshëm i Brazilit dhe Interit, sot jeton në favelat braziliane shumë larg luksit. Ditët e fundit janë publikuar video të tij, ku 42-vjeçari shihet duke kërcyer zbathur në rrugë e duke konsumuar alkool dhe duke tymosur duhan.
I rrethuar nga miqtë e tij, Adriano është larg asaj që tifozët kanë parë në fushën e blertë. Mund të kishte një karrierë të mirë si drejtues, por shumat e mëdha të fituara nga fusha e blertë ka vendosur t’i shpenzojë në këtë mënyrë.
Adriano ???? pic.twitter.com/2TX7ABZ7HF
— Santi™ (@ThePeakSanti) October 30, 2024