Juventus fitoi 0-1 me Cremonesen në transfertë. Në stadiumin "Giovanni Zini" në Cremona, "Zonja e Vjetër" iu fal golit të Milik në minutën e 91. Goditja e dënimit përfundoi në rrjetë, me bardhezinjtë që mes shumë mungesash dhe dëmtimesh marrin tri pikë me vlerë. Dueli nisi i luftuar, teksa vendasit goditën edhe shtyllën. Kur dukej se skuadrat do ndanin pikët, Juventus shënoi me Milik nga goditja e dënimit. Me këtë fitore, Juventus shkon në kuotën e 34 pikëve në vendin e tretë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
  • Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18

    Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?