PSG fitoi 2-1 me Touluse për javën e 22 në Ligue I të Francës. Djemtë e Galtier nuk zhgënjyen në "Parkun e Princave" duke marrë tri pikë me vlerë për të vijuar të shkëputur kryesimin.
Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me van den Boomen në minutën e 20-të të ndeshjes. Hakimi në minutën e 38 shënoi pas asistit të Soler për të vendosur shifrat 1-1.
Në minutën e 58-të të ndeshjes, Lionel Messi ka shënuar një supergol për të përmbysur rezultatin pas asistit të Hakimit. Mbrojtësi asistoi dhe shënoi në këtë duel, me PSG që ka treguar nivel të lartë loje.
PSG me 54 pikë mban vendin e parë, teksa Touluse me 29 pikë qëndron në vendin e 12-të.