VIDEO/ Përleshje e dhunshme mes tifozëve të Serbisë dhe Anglisë në prag të ndeshjes së Euro 2024, ka të arrestuar dhe të plagosur! Media: Të përfshirë edhe shqiptarë, digjet flamuri kuqezi

Gelsenkirchen, Gjermani - Kjo e dielë sportive në Euro 2024 mbyllet me sfidën mes Serbisë dhe Anglisë e cila nis në orën 21:00 dhe vlen për Grupin C. Në Gelsenkirchen ka pasur përleshje të dhunshme mes serbëve dhe anglezëve, teksa janë dhjetë të arrestuar dhe dy të plagosur mes policisë dhe ultrasve. Media angleze "Standard" shton se sherri mund të ketë nisur fillimisht mes një grupi shqiptarësh dhe serbësh dhe më pas janë përfshirë edhe anglezët. Sky Sport shton se sherri në fillim ka nisur mes serbëve dhe shqiptarëve, teksa është djegur edhe flamuri kuqezi nga mbështetësit e Serbisë.

Në pamjet që qarkullojnë në kanalet e komunikimit duket policia që arreston tifozë të përfshirë në përleshje, teksa pamjet janë të rënda, duke mos munguar as gjakosja apo sendet e forta.

Autoritetet gjermane kanë vendosur 1300 oficerë më shumë se zakonisht dhe kanë ndaluar shitjen e pafundme të alkoolit gjatë të dielës (rasti i vetëm i kufizimeve në të gjithë turneun, të paktën tani për tani).

Qyteti është me prezencë të shtuar të policisë. Në mënyrë të veçantë, po monitorohen lëvizjet e 500 ultrasve serbë, nga grupet e Yllit të Kuq dhe Partizanit, të cilët me sa duket kanë shprehur qëllimin e tyre për të “shkuar dhe kërkuar anglezët” nëpërmjet internetit.

Afro 40 mijë tifozë pritet të jenë në zonën e fan zone në qytet, të ndara sipas shteteve, kjo duke mos përfshirë 50 mijë të tjerët në stadium.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:35
Euro 2024/ Sky Sport: Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen, digjet flamuri kuqezi

GJERMANI - Sipas Sky Sport, Bild dhe Daily Mail, tifozët anglezë nuk kanë qenë pjesë e përplasjes së dhunshme në qendër të Gelsenkirchen, pasi kjo ishte mes disa shqiptarëve dhe serbëve.

Ata janë përleshur në qendër të Gelsenkirchen, por sipas gazetarit të Sky Sports News, Kaveh Solhekol, përplasja nuk ishte e madhe pasi prania e policisë gjermane e ndaloi këtë gjë.

Policia ka arrestuar disa nga personat (gjashtë) që ishin pjesë e përleshjes, ku kishte edhe të lënduar. Anglia dhe Serbia do të luajnë sot ndeshjen e raundit së parë të Grupit C të Euros në 'Veltins Arena' të Gelsenkirchen nga ora 21:00.

Shqiptarët janë në numër të madh në Gjermani për të ndjekur nga afër kombëtaren e Shqipërisë që është pjesë e Euro 2024. Kujtojmë se këtë pasdite tifozët serb dogjën edhe flamurin shqiptar dhe atë anglez.

Ora 18:13
Euro 2024/ Të prapambeturit e Ballkanit, serbët djegin flamurin shqiptar në Gjermani (VIDEO)

Gelsenkirchen, Gjermani - Tifozët e Serbisë kanë djegur flamurin kuqezi të Shqipërisë dhe atë të Anglisë. Këtë të dielë në 21:00 Serbia përballet me Anglinë për Grupin D në Euro 2024, duke mos munguar kaosi.

"Dikush ka hyrë në zonën tonë të tifozëve me flamurin e Shqipërisë, ku ka ndodhur kaos. Flamuri është djegur, ka reaguar edhe policia", shkruan media serbe Mozzart.

Mediet serbe thonë se një tifoz me flamurin kuqezi është parë mes shumë serbëve, me këta të fundit që kanë marrë flamurin dhe e kanë djegur së bashku me atë anglez.

Përpara këtij dueli në Gelsenkirchen ka pasur përleshje mes dy tifozerive që luajnë sot, teksa ka pasur arrestime dhe dy të lënduar.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kuqezi: 17/06/2024 11:13

    Ne kemi tifozet me te mire.

    Përgjigju
  • Iris: 17/06/2024 02:42

    Ballkanas,cfare pret tjeter prej te dy paleve?!

    Përgjigju
  • Europa: 16/06/2024 22:53

    Europa e ka fajin qe i ka lene te rriten ne tokat Arbereshe. Ti gezoj tani

    Përgjigju
  • HAJDAR KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 16/06/2024 18:22

    Sërbët jan populli mē i poshtër i Botës fati i Shqiptarve qē gjith Bota po i njef se kush jan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Gjykata e Apelit konfirmon anulimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Gjykata e Apelit konfirmon anulimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë