VIDEO/ Përmbysje e çmendur në shtesë, Barcelona fiton 'El Clasicon' me Real Madridin! Katalanasit shkojnë +12 pikë

VIDEO/ Përmbysje e çmendur në shtesë, Barcelona fiton 'El Clasicon' me Real Madridin! Katalanasit shkojnë +12 pikë

Barcelona feston golin e parë

Barcelona fitoi 2-1 me Real Madridin në "El Clasico". Në "Camp Nou" mes 95.754 tifozëve, vendasit përmbysën Galaktikët e Carlo Ancelottit dhe "vrasin" La Ligan në javën e 26-të, duke mbajtur vendin e parë me +12 pikë më shumë se Real Madridi ndjekës.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e nëntë nga Real Madrid, me miqtë që iu falën autogolit të Araujo. Në fundin e pjesës së parë Sergi Roberto (45') barazoi për 1-1. Pjesa e dytë ishte e luftuar dhe me disa raste, teksa VAR në të 81 minutë anulloi golin e Asension për miqtë për shkak të pozicionit jashtë loje.

Duhej minuta e 90+2 kur Kessie pas asistit të Balde të çonte peshë stadiumin me golin e dytë dhe të fitores. Me 68 pikë Barcelona është në krye të La Ligas, teksa Real ndjek me 56 pikë në vendin e dytë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Surprizë në parket, humbasin Boston dhe Milwaukee! Atlanta fiton me një pikë më shumë

NBA/ Surprizë në parket, humbasin Boston dhe Milwaukee! Atlanta fiton me një pikë më shumë