Një fitore jo për ata që janë me zemër në dorë. Kështu rezultoi përballja e Arsenal kundër Lutton për javën e 15 të Premier League. ‘Topçinjtë’ e nisën duke kaluar në avantazh, por vendasit shpejt barazuan megjithëse miqtë nga Lodra e mbyllën në epërsi pjesën e parë.
Në të dytën Lutton shtangu Arsenalin jo vetëm duke barazuar, por edhe përmbysur shifrat në 3-2. Nuk zgjati shumë dhe Havertz riktheu baraspeshën, ndërsa për të parë golin trepikësh u desh të vinte minuta e 7 shtesë dhe aksioni i fundit. Në limite arbitri lejoi një krosim që u shndërrua në gol nga Declan Rice, i cili bëri të shpërthente festa e madhe.
Falë kësaj fitoreje ‘topçinjtë’ do ruajnë kreun të paktën edhe për 1 javë.