TIRANE - Protestat e organizuara nga shoqëria civile kundër ndërtimeve në digën e liqenit kanë hasur sot në debate mes protestuesve të shoqërisë civile dhe disa përfaqësues të firmës së ndërtimit që po zbaton projektin e pallatit.
Përfaqësuesit e firmës kanë dalë për të kundërshtuar aktivistët e shoqërisë civile me argumentin se këta të fundit nuk kanë arsye për të protestuar. Ata kanë debatuar me aktivistin Eljan Tanini duke i thënë atij se gjithçka ishte në rregull përsa i përket ndërtimit të pallatit dhe protestuesit kanë dalë kot në protestë.
Përfaqësuesi: kush ua jep ju të drejtën të protestoni për pallatin?
Tanini: Eshtë në kundërshtim me ligjin.
Përfaqësuesi: E kush ta tha ty këtë?
Tanini: Mjafton të lexosh.
Përfaqësuesi: Ca do të thuash me këtë që ti ke lexuar, apo ke lexuar ato shkresat e kohës së Enverit ti dhe vjen këtu tani.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO