
Peshqiri i portierit të PSG-së
Matvei Safonov ishte njeriu kyç i fitores së PSG-së në finalen e Kupës Interkontinentale. Rusi 26-vjeçar priti katër penallti, ndërsa për këtë e ndihmoi peshqiri.
Me fundin e 120 minutave lojë dy skuadrat iu drejtuan penalltive, ndërsa ai u ul në stol me trajnerin e portierëve dhe u informua për mënyrën sesi do godisnin kundërshtarët.
Pamjet po bëjnë xhiron e medieve dhe duket Matvei Safonov që merr me vete informacionet, të fshehura në peshqir, madje i hedh një sy edhe gjatë nxehmjes. Kjo tregon se futbolli nuk luhet vetëm në fushë, por studimi i detajeve për çdo rival mund të sjellë trofe, siç i ndodhi PSG-së.
Matvei Safonov, PSG, Flamengo pic.twitter.com/YnY3mKyusJ
— News video (@Newsvideo13) December 18, 2025
Lajmi kryesor:
GOLAT/ PSG fiton trofeun Interkontinental, mposht Flamengon pas penalltive dhe heroizmit të portierit rus! Kupa e gjashtë sezonale për francezët






