Këshilli i Mandateve do të mbajë nesër seancën ku do të diskutohet kërkesa e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku.

Lidhur me këtë është diskutuar edhe mbrëmjen e sotme në emisionin 'Frontline' në Report Tv, ku ish- Drejtuesi i Lartë i Policisë Shemsi Prençi, ish drejtues teksa iu referua raportit të Komisionit të Venecias, tha se Parlamenti nuk ka kompetencë të bëjë vlerësim ligjor në raste të tilla, por të miratojë kërkesën e SPAK dhe t'i heq imunitetin.

 ‘Unë them se ose lëshon Ballukun dhe i zgjat jetën qeverisë së tij ose do të ikë me gjithë Ballukun, nuk shoh rrugë tjetër. Pra do të iki me gjithë qeveri. Edhe sikur një opozitar i vetëm të jetë atje. Raporti i komisionit të Venecias thotë se në rastet të tilla organi parlamentar nuk duhet të bëjë vlerësim ligjor të çështjes dhe të jap qëndrimin e tij për deputetin përkatës. Nisur nga ky citim parlamenti nuk ka rrugë tjetër por ti bindet kërkesës së SPAK’, tha ai.

Avokati Alban Duraj, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk pritet të heqë dorë nga mbrojtja e ministres Belinda Balluku, ndërsa paralajmëroi se ekziston edhe një skenar që është largimi i saj nga vendi.

‘Kjo është procedurë e tillë që kryetari i Kuvendit duhet t'i jap Këshillit të Mandateve provat dhe çfarë ka depozituar prokurori për Kuvendin dhe këto i jepen edhe Ballukut që ajo të jetë e përgatirur për mbrojtjen duhet që të dëgjohen të dyja palët. Do dalin me dy qëndrime, do dëgjojnë në Kuvend edhe zonjën Balluku që do të marr fjalën e saj dhe pastaj do të bëhet votimi në mënyrë të fshehtë që do të hiqet ose jo mandati. Unë them se zoti Rama s’do e lëshojë Ballukun, por Balluku mund të arratiset’, tha ai.

Ndërkohë, juristi Romeo Kara, ka komentuar kaosin e sotëm të opozitës në Kuvend, ku pati përplasje fizike mes deputetëve të PD dhe Gardës. Kara e cilësoi situatën si absurde.

'Ishte një gjendje absurde, qeverisja ka rënë edhe ata e ndjejnë, por duke parë se ca ndodh në qeverisje. Duket se edhe këta të rinjtë janë pa shpresë. Unë qeverinë teksnike e shoh shumë seriozisht. Mendoj se do të duhet që të foksusohemi këtu, do të ketë kohë pastaj ajo opozita dhe të tjera’, tha ai.