BRAZIL - Policia në Belo Horizonte vendosi në pranga një futbollist amator i cili kishte akuza si kreu i një grupi kriminal.

Hyrja e papritur në fushë nga oficerët e Policisë Ushtarake ndodhi gjatë një ndeshjeje mes Mutum dhe Durandé, për 'Copa do Café', pranë Belo Horizonte. Në sy të spektatorëve të çuditur, burri u mor me pranga nga policia. Ndaj tij rëndojnë akuza shumë të rënda dhe tregohet se është pjesë e një klani vrasësish si dhe kryetar i trafikut të drogës.

Një video e publikuar më pas në rrjete të ndryshme sociale dhe e kapur nga disa spektatorë në tribuna, tregon të riun duke u marrë nga oficerët e policisë gjatë ndeshjes mes Mutum dhe Durandé, për 'Copa do Café'. Oficerët e Policisë Ushtarake që kishin marrë informacione për praninë e personit në ndeshje e ndërprenë lojën dhe e prangosën lojtarin.

Oficerë të tjerë kishin raportuar për një kriminel të arratisur që disa burime kishin treguar se ishte në ndeshjen e futbollit dhe që pas gjetjes së vendndodhjes u vendos në pranga.