Formacionet/ Pjesëmarrje e ulët për Partizani - Skënderbeu, hidhet shorti për arbitrin që do gjykojë sot gjysmëfinalen e parë të 'Final 4' (VIDEO)

Partizani dhe Skënderbeu do luajnë sot në 20:00 në "Air Albania" të kryeqytetit për sfidën e parë gjysmëfinale në "Final 4". Të kuqtë e Orges Shehit janë më të avantazhuar pasi edhe një barazim do i katapultonte në finalen e 26 majit, aty ku do mësohet fituesi i Superligës për këtë edicion.

Për shkak të "Demat" u renditën më sipër në tabelë gjatë sezonit të rregullt, do jenë ata që do kalojnë më tej edhe me një barazim. Ndërkohë FSHF ka hedhur këtë pasdite shortin për të mësuar se cili arbitër do gjykojë këtë duel, ndërsa goglat kanë vendosur Enea Jorgjin, me ndihmësa Avdon, Zallën dhe Latën.

Arbitër kryesor: Enea Jorgji

Anësorë: Rejdi Avdo dhe Arbër Zalla

Arbitër i katërt: Florian Lata

VAR: Juxhin Xhaja – AVAR: Eldorian Hamiti

Ndërkohë para duelit të "Air Albanias" nuk janë të shumtë tifozët rreth impiantit, teksa duket se sportdashësit e kanë lënë për në momentet e fundit nisjen për në stadium.

Kjo e sotmja është gjysmëfinalja e parë, teksa të diel po në "Air Albania" luhet edhe sfida e dytë mes Egnatias dhe Vllaznisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:49
Partizani - Skënderbeu, të kuqtë me tre sulmues! Korçarët duan golin (Formacionet)


Partizani - Skënderbeu luajnë sot në 20:00 për gjysmëfinalen e parë të "Final 4".Në "Air Albania" do mësohet edhe skuadra e parë finaliste që do luftojë për titullin kampion në Superligë, sipas skemës së re të aplikuar këtë sezon nga FSHF-ja.

Trajnerët Orges Shehi dhe Ivan Gvozdenovic kanë publikuar edhe titullarët, me të kuqtë që luajnë me tre sulmues.

Formacionet zyrtare:

Partizani: Qirko, Atanaskoski, Sota, Sembene, Hadroj, Maguette, Murataj, Rrapaj, Skuka, Bintsouka, Mba Trajner: Orges Shehi

Skënderbeu: Alia, Prençi, Dowmfour, Vangjeli, Gërço, Janaqi, Rabiu, Yuri, Liço, Rashica, Nikaj Trajner: Ivan Gvozdenoviç

S.DH//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?



×

Lajmi i fundit

Baton Haxhiu gënjeu, në SPAK ishte pyetur për Ilir Metën, në maj deklaroi se kishte shkuar për intervistë

Baton Haxhiu gënjeu, në SPAK ishte pyetur për Ilir Metën, në maj deklaroi se kishte shkuar për intervistë