Policia Rrugore ka vijuar në aksin Fushë Krujë-Kamëz kontrollet për parandalimin e aksidenteve.

Gjatë kontrolleve në këtë segment, policia ka konstatuar një automjet i cili lëvizte me 101 km/orë në zonë të banuar ku limiti është 20- 40 km/orë. Në lajmërimin e policisë thuhet se është e “papranueshme dhe e pafalshme të ecet me 101 km/orë në një zonë të banuar". "Në aksionin e sotëm në hyrje të Kamzës janë pezulluar 62 leje drejtimi. Specialisti per Sigurine dhe Qarkullim rrugor ne Komisariatin e Policise Rrugore Nenkomisar Blerim Gjini, u bën apel drejtueseve te automjeteve për të respektuar rregullat e qarkullimit rrugor". 

Sot jemi në aksion rrugor Fushë Krujë–Kamëz, në hyrje të Kamzës, gjatë ditës së sotme janë ndëshkuar rreth 62 drejtues mjetesh për shkelje e tejkalimit të normave të shpejtësisë më shumë se 20 km/orë nga e lejuara. Kontrolle të tilla do vazhdojnë edhe në segmente të tjera, edhe në rrugë dytësore. Për shkak të aksidenteve, mjet me këmbësor, mjet me mjet, në kuadër të parandalimit, kontrolle të tilla do vazhdojnë gjatë gjithë orarëve të ditës. U bëj apel drejtuesve të repektojnë çdo normë të kodit rrugor,” u shpreh Gjini. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com