LEZHE- Pas denoncimit publik të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha se në Lezhë gjenden të fshehura 400 ton kanabis, policia ka nisur kontrollet.
 
Efektivët blu zbarkuan menjëherë në terren, duke krehur zonën përreth kalasë së qytetit dhe lagjes "Skënderbeg".
 
Të gjitha magazinat ku kishte dyshime se kishte të fshehur droge janë kontrolluar nga policia e cila bëri të ditur se nuk është gjetur asnjë gjurmë.
 
Roja i magazinave të tregtisë ku i referohej dhe denoncimi i ish Kryeministrit Berisha thotë se nuk është aspak e vërtet se aty ka pasur ndonjëherë droge.
 
Policia ka bërë të ditur se kontrollet do të vijojnë në të gjithë territorin e Qarkut Lezhë për të identifikuar dhe ndaluar kultivimin e bimëve narkotike.