Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka publikuar sot në Facebook historinë e një të moshuare e cila ka përfituar nga kurimi falas dhe rimbursimi i ilaçeve në spitalet publike.

Bëhet fjalë për një 67-vjeçare e cila vuan nga problemet në zemër, dhe deri më tani e kishte të vështirë të blinte kurën e shtrenjtë të quajtur “Entresto”.

Por falë programit të Ministrisë së Shëndetësisë, ajo tashmë mund të marrë shërbim shëndetësor falas, si dhe rimbursim të barit.

Ndër të tjera, në postimin e tij, ministri Beqaj ka theksuar se që nga 1 Janari i vitit të ardhshëm, rreth 600 mijë të pasiguruar do të përftojnë rimbursim 100% të barnave.