Video prekëse/ Familja e policit të vrarë duarlidhur, i japin forcë njëri tjetrit! Nusja mbetet e ve një muaj pas martesës

Kishin vetëm një muaj që ishte martuar me efektivin e Shqiponjave. Ishin të rinj. Kishin thurur shumë plane bashkë për të ndërtuar jetën por e gjitha u pre në mes më 13 maj 2024 e sot duhet ti japë lamtumirën njeriut me të cilin kishte vendosur të lidhte jetën.

Atë ditë Novruz Cenalia, si zakonisht doli nga shtëpia, i veshur me uniform për të marrë shërbimin por u qëllua me plumb në kokë nga 23 vjeçari Azgan Mernica pas debatit për radhën e kalimit të makinës në rrugën e ngushtë të fshatit Baltëz të Fierit ku dhe kishin shtëpinë.

Dhimbja është e madhe dhe për të ëmën, të atin, motrën dhe vëllanë e Novruzit. Të ulur në reshtin e parë në sallën ku mbahen homazhet shtrëngojnë duart e njërit tjetrit për ti dhënë forcë, por lotët nuk mund të ndalen.

E ëma e Novruzit, vetëm 28 vjeç përpiqet ti japë forcë nuses së re. E shtrëngon në gjoks dhe e puth në ballë. Në këto momente të vështira fjalët nuk gjenden por me përqafim dhe shtrëngimin e duarve i thonë se i gjenden pranë në këto momente zie.


Lajmi kryesor:

Ceremonia e lamtumirës/ Polici i vrarë në Fier përcillet për në banesën e fundit! Autori vetëdorëzohet


S.G/S.Ç/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Botoi pa leje 4 vepra të Ismail Kadaresë, detyrim paraqitje për pronaren e librarisë e ‘Book Store' në Tiranë

Botoi pa leje 4 vepra të Ismail Kadaresë, detyrim paraqitje për pronaren e librarisë e ‘Book Store' në Tiranë