Të gjithë e dimë që ndarja e një njeriu nga jeta, është një lajm shumë i hidhur, dhe familjarët miqtë e të afërmit e kanë shumë të vështirë ta lënë atë të ikë nga kjo botë.

Por jo të gjithë e dinë lidhjen e ngushtë që kanë kafshët me njëri tjetrin. Një majmuni të vogël i ka vdekur nëna gjatë një aksidenti rrugor në Indi.

I vogli nuk do të largohet nga krahët e nënës së tij. Duke qarë, ai e përqafon fort dhe nuk do ta lëshojë atë.

Në këtë video duket edhe sikur majmuni i vogël po i lutet nënës së tij që ajo të mos largohet por të qëndroj pranë me të.