Pas marrjes së detyrës si President i SHBA, Donald Trump, ka çdo minutë të ditës të programuar pasi një gjë të tillë ia imponon axhenda e kreut të Shtëpisë së Bardhë. 

Megjithatë, manjati gjen kohën për t'iu dedikuar nipit dhe mbesës së tij. 

Presidenti amerikan është filmuar teksa ndodhet në shoqërinë e Arabella dhe Theodore Kushner, të moshës 5 dhe 3 vjeç, të dy fëmijë të Ivankës. 

Vajza e Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, jetojnë në Uashington. Jared është edhe këshilltar i presidentit amerikan. 

[gallery]21089[/gallery]