SPANJË - Raundi i nëntë në La Liga nisi në një mënyrë tjetër të premten. Sfida mes Real Oviedos dhe Espanyol, fituar 0-2 nga miqtë, nuk u luajt për 30 sekondat e para. Fërshëllima e arbitrit nuk ishte e njëjtë për futbollistët, të cilët ishin pasivë në fushë.
Kjo formë proteste lidhet me lejimin nga La Liga dhe UEFA që ndeshja mes Villarreal dhe Barcelonës më 21 dhjetor, e vlefshme për kampionatin spanjoll, të zhvillohet në Miami të SHBA-së.
Paçka protestës, transmetuesi i La Ligas u kujdes që pamjet të mos jepeshin në kohë reale. Futbollistët dhe klubet e La Ligas pritet që ta vijojnë sërish këtë formë proteste në ndeshjet e kësaj fundjave, duke qenë kundër që ndeshjet e një kampionati të zhvillohen në një tjetër shtet.
Në fund ishte Espanyol që fitoi 0-2 me golat e Garcia dhe Milla.
Komente





